Shfuqizimi i 60 licencave për linjat interurbane, Mema: Operatorët e kanë të vështirë rinovimin e flotës

0
874

Ministri i transportit, Damian Gjiknuri ka shfuqizuar një urdhër të dhënë nga paraardhësi i tij, Sokol Dervishaj për shtimin e 80 linjave dhe 60 licencave ndërqytetase.

Për shoqatën e Transportit Ndërqytetas, ky vendim do të ndikojë në evitimin e konflikteve që ishin ndezur mes operatorëve, si dhe bublimit të këtyre linjave, në të gjitha qytetet e vendit.

Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës: Ishte një vendim i shpejtuar i ndërmarrë nga ministri i kaluar. Kjo solli shumë konflikte dhe kaos nëpër terminale dhe stacione autobusësh ndërqytetës, pasi janë linja paralele. Janë në total 80 linja autobusësh të shtuara, të cilat u dhanë në korrik të vitit 2017, vendim që ishte i shpejtuar dhe i pastudiuar mirë.

Sipas Memës, kjo reformë e ndërmarrë në transportin publik, duhet të vijojë me ndërtimin e terminalëve të autobusëve në çdo qytet.

Mema: Ne kërkojmë që çdo qytet të ketë stacionin dhe terminalin, pasi me anë të terminalit parandalohet konkurrenca e paligjshme.

Përballë konkurrencës së pandershme si dhe çmimeve të ulëta të biletave, Mema thotë se operatorët e kanë të vështirë rinovimin e flotës, por ky është një proçes që vijon.

Mema: Edhe rinovimi i mjeteve që duhet bërë është i vështirë për shkak të çmimeve të ulëta të biletave dhe të ardhurave të ulëta. Deri tani kemi ndërruar 40% të flotës, pro ky proces do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm ku do të rinovojmë edhe 30 mjete të tjera.

Vendimi për shfuqizimin e këtyre linjave dhe licencave u mor këtë të hënë nga ministri, Damian Gjiknuri, për shkak se operatorët që  kryejnë linjat ndërqytetëse kishin ngritur shqetësime për mbivendosje licencash.

Gjiknuri vendosi që të nisë edhe një auditim për të parë mënyrën se si janë miratuar 80 linja dhe 60 licenca nga ish-ministri Dervishaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here