Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Shumica e fëmijëve jetojnë në varfëri, Avokatja e Popullit kërkon reformim të...

Shumica e fëmijëve jetojnë në varfëri, Avokatja e Popullit kërkon reformim të Shërbimit Social

0
736

 

Avokatit i Popullit deklaron se shërbimet sociale vendore kanë nevojë për përfshirjen e disiplinave të ndryshme mjekësore, sociale, juridike dhe arsimore.

Në konferencën e Avokatit të Popullit, kreu i këtij institucioni, Erinda Ballanca, iu referua shifrave  të UNICEF kur tha se 20% e fëmijëve nga 30% në total jetojnë në kushte jo të mira, në varfëri ekstreme.

Ballanca: Fëmijët përbëjnë një grup të rëndësishëm në Shqipëri rreth 30% e popullatës së vendit janë nën moshën 18 vjeç, 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në kushte jo të mira, në varfëri absolute. 21.4% në zonat rurale. 49.6% e familjeve jetojnë me më shumë se katër fëmijë janë të varfër dhe 22% e fëmijëve 0-4 vjeç jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të UNICEF.

Avokati i Popullit përmes seksionit të promovimit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve e ka fokusuar punën e tij për të bërë të mundur për aq sa është e mundur përmirësimin e kushteve të jetesës të fëmijëve që ndodhen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale për fëmijët, gjithashtu kemi identifikuar dhe gjetur raste dhe probleme të dhunës në këto institucione të cilat janë bërë më tej edhe shembujt përkatës.

Edhe në rastet që ne kemi nisur të ndërmara me iniciativë nga institucioni ynë, si rasti i transmetuar nga mediat italiane për punën e fëmijëve të Bulqizës, konstatojmë se shërbimet sociale vendore kanë nevojë për një përfshirje të disiplinave të ndryshme mjekësore, sociale, psikologjike, juridike, arsimore.

Dua tu bëj thirrje të gjithë institucioneve, miqve dhe partnerëve por sidomos qytetarëve në lidhje me institucionin e Avokatit të Popullit: Ne jemi këtu për të qenë zëri juaj kudo që një e drejtë e juaj nëpërkëmbet, ku një derë ju mbyllet dhe ku një zyrtar nuk ju trajton si duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here