Vlahutin ‘ngre’ zërin për gazetarët: T’u rishikohen kushtet e punës, punojnë pa kontrata

0
725

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka ngritur sërish zërin për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.

E pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias, Vlahutin kërkoi rishikim të kushteve të punës për gazetarët, ndërsa theksoi se ka shumë të tillë që punojnë pa kontrata.

“Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera”, pohoi Vlahutin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here