Zbulohet dhe kandidatja e gjashte per postin e Kryeprokurorit te Perkohshem

0
738

Ermira Tafani është kështu kandidatja e gjashtë në listë që synon postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Pak para saj u regjistrua zyrtarisht edhe Granit Shahu, Prokurori i Tiranës. Ndërsa kandidatët e tjerë në garë janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.

Gara për kryeprokurorin e përkohshëm u hap pasi më 7 dhjetor i përfundoi mandati Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla .

Në datë 7 dhjetor kur i mbaroi mandati edhe Adriatik Llallës, maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi projektvendimin për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm sipas rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT.

Ky projektvendim u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës të cilët pretendojnë se kemi të bëjmë me një boshllëk kushtetues ku asnjë institucion nuk ka të drejtë të shpallë mbarimin e mandatit të prokurorit aktual, Adriatik Llalla. Por, nga ana tjetër mazhoranca mori mbështetjen e ambasadorëve të SHBA e BE, Lu e Vlahutin që njëzëri pranuan zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm me 71 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here