Një tjetër emër i shtohet listës së kandidatëve në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kandidati i shtatë për këtë post është Artur Selmani, Prokuror në Gjykatën e Lartë.
Ai ka dorëzuar dosjen e aplikimit në Kuvend, vetëm 30 minuta përpara përfundimit të afatit zyrtar.
Mësohet se Artur Selmani ka qene në grupin e prokurorëve të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.