Ambasadori Lu tregon se ku ‘çalojnë’ zgjedhjet në Shqipëri, merr si shembull nënën e tij

0
728

Tashmë jemi mësuar me mesazhet e forta dhe të qarta të ambasadorit amerikan Donald Lu, por kur vjen puna tek familja e tij dimë shumë pak. I pranishëm në konferencën “Sfidat e zbatimit te teknologjisë në zgjedhje”, Lu teksa fliste për reformën zgjedhore në Shqipëri, tregoi edhe profesionin e nënës së tij.

Ai tha se nëna e tij duke qenë programuese kompjuterike, kishte qenë dikur pjesë e komisionit të zgjedhjeve në SHBA. Mes të tjerash ai tha mesazh të qartë klasës politike në vend, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik nuk i zgjidh të gjitha problemet, ndërsa shtoi se zgjidhja është plotësimi i kushteve të OSBE/ODHIR. Lu tha se në Shqipëri ka probleme me listat, apo dhe intimidimin e votuesve.

“Shumë vende kanë prezantuar forma për një moment në histori, ajo që kam mësuar është vështirë ta përkthesh. Por kjo i referohet në vitin 2000 mes zgjedhjeve mes Algore dhe Xhorxh Bush, zgjedhjet u vendosën mes rinumërimit të votave. Disa vota kishin disa vrima, nuk ishin prishur. Vitin e kaluar 75 % e qytetarëve votuan përmes procesit elektronik. Disa votuan me letër që u skanuan dhe u dërguan në kompjuter dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi. Por do të doja se nuk ka qenë e lehtë. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njeh teknologjinë. Kur ajo dhe koleget e prezantuan këtë teknologji ishte e ngadaltë dhe zhgënjyese. Nëse komisionet ishin të ngadaltë, votuesit kishin dyshime. Kjo ndodh në shumë vende të Europës. Në 2013 u përpoqëm që të kishim një projekt pilot për numërim in e votave. Edhe pse nisi një vit para zgjedhjeve, kishte problem e me listat, me kartat e identitetit. Blerja e votës, intimidimi i votuesve, mjediset e papërshtatshme. Ndaj procesi elektronik nuk i zgjidh këto probleme. Duhet të plotësohen rekomandimet e OSBE/OHDIR. Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”, tha Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here