Blushi kundër ambasadorëve: Ironi e madhe, dhunuesit flasin më shumë se viktimat

0
712

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka shpërthyer në akuza ndaj ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Duke iu referuar konferencës së sotme mbi teknologjitë e reja të votimit dhe deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu që votimi elektronik të jetë prioritet i mazhorancës dhe opozitës, Blushi drejton gishtin e akuzës mbi ta duke deklaruar se penguan këtë gjë në zgjedhjet e qershorit.

Ai thotë se secili prej ambasadorëve ishin kundër futjes së teknologjisë në votim duke shtuar se dhunuesi flasin më shumë se viktimat. Blushi ka edhe një shigjetim ëpr çështjen e Kryeprokurorit.

STATUSI I BLUSHIT
PSE REFUZOJ KONFERENCËN E OSBE
Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit. Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova t’i bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne? Këtë pyetje do t’u bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova t’i përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat.
Meqë ra fjala, dua t’i kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRA-s i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët. LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here