Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu, ku ky i fundit bëri thirrje që të gjendet konsensus për zgjidhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm. Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha se nuk do që të komentojë deklaratat e ambasadorëve, por nuk nguroi të bënte një koment. Ai tha se nuk e imagjinon dot që një ambasador t’i bëjë thirrje Kuvendit që të shkelë Kushtetutën.
“Nuk komentoj dhe skam komentuar asnjëherë ambasadorët e huaj. Nuk e kuptoj dhe dhe imagjinoj që një ambasador i huaj të këshilloj Kuvendit që të votojë diçka në shkelje të kushtetutës. Kjo dot ë ishte thikë pas shpine që do i bëhet Reformës në drejtësi.”, tha Basha.