DONALD LU KRITIKA TË ASHPRA DEPUTETËVE TË PS: DUA SHPJEGIME PSE JANË AKOMA NË KREVAT, MAZHORANCA TË JETË MË SERIOZE

0
837

Ambasadori i SHBA, Donald Lu i njohur për kritikat e drejtëpërdrejta ndaj politikës shqiptare, këtë mëngjes “thumbat” e tij janë drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Ndërsa në Tiranë po mbahet konferenca “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”, Lu sapo ka marrë fjalën e tij e ka nisur me kritika ndaj deputetëve të PS, të cilët nuk kanë qenë prezent, veç dy ose tre prej tyre, siç tha edhe vetë Lu.

“Fillimisht dua të falenderoj opozita që merr pjesë në këtë kofnerencë, por nuk po shikoj shumë deputetë të PS, veç dy ose tre. Ministri Çuçi do na shpjegojë pse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë ceshtje, sa i takon përpodrimit të teknlogji, pasi është me rëndësi që opozita dhe shumica të përfshinhë në këto diskutime”, është shprehur Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here