Saturday, January 18, 2025
Home Kronika Emiljano Shullazi thotë se disponon përgjime për prokuroren e çështjes

Emiljano Shullazi thotë se disponon përgjime për prokuroren e çështjes

0
1346

 

Emiljano Shullazi deklaron se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq.

“Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë” i ka thënë Shullazi prokurores.

Në seancën e sotme u bë ballafaqimi i noteres Aida Spahiu dhe biznesmenit Ylvi Beqaj

Dy prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Shkak i ballafaqimit janë bërë deklarime kontradiktore të tyre në lidhje me kërcënimet që sipas prokurorisë, ata kanë marrë nga Emiljano Shullazi.

Seancën e kaluar avokatët e Shullazit kanë kërkuar pushimin e çështjes duke akuzuar se prokurorët nuk janë seriozë në përfaqësimin e çështjes në gjykatë.

Prej muajsh në Gjykaten e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimi i dosjes për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here