Gazetari Artan Hoxha: Këto janë sendet e sekuestruara në banesën e Tahirit

0
969

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një byzylyk të djalit të vogël, dhe një varëse të bashkëshortes, por që ka rezultuar të jetë e gjyshës së tij.

Hoxha tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, janë sekuestruar një palë vathë dhe një byzylyk tjetër.

Sakaq, ai tha se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dorëzuar tek Krimet e Rënda rreth orës 15:00 të ditë së sotme pasaportën dhe kartën e identitetit.

Gazetari Hoxha tha se dokumenti është dorëzuar tek prokurori Gent Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here