Kapen bosët shqiptarë të trafikut të heroinës në Itali, si e merrnin drogën nga Ballkani (Emrat)

0
2155

Policia italiane kanë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë nën akuzën e trafikut të drogës. Shqiptarët që vepronin në qytezën e Pollino-s janë Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose, 29 dhe trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë.

Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi  të Caserta-s.

Duke shfrytëzuar një rrjet aktiv në Salento, dy shqiptarët merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian.

Gjatë kërkimeve të ditës së sotme, një sasi e konsiderueshme heroine u gjet e fshehur në një lavatriçe të banesës së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here