Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Kontrata e lobimit, PS: KQZ të kërkojë procedim në prokurori, PD: Është...

Kontrata e lobimit, PS: KQZ të kërkojë procedim në prokurori, PD: Është transparente

0
659

Kontrata e Partisë Demokratike me kompanitë e lobimit në amerikë është bërë shkak i debateve të forta në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjev.

Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji në reagimin e tij, kërkoi nga KQZ të kërkojë procedim në prokurori.

SalianjiËshtë një shumë e madhe, flasim 650 mijë dollarë nga Partia kryesore e opozitës, së pari e padeklaruar, se dyti nga kompani që nuk u duhet origjina dhe prejardhja.

Për përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, çdo gjë është transparente, por kontrata nuk deklarohet si shpenzim në fushatë, por te aktivitetet partiake, të cilat deklarohen në fund të vitit

Kaso: Janë kontrata dhe marrëveshje që lidhen me aktivitetin e zakonshëm të PD dhe si të tilla ato përfshihen në raportin e përgjithshëm vjetor të vitit 2017 të PD.

Të njëjtin mendim ka dhe anëtari i KQZ Hysen Osmanaj.

Osmanaj: Kemi parë me zë dhe figurë që dikush thoshtë që kam blerë 20 mijë lekë një votë. Kemi parë deklaratat e partive që janë blerë votat dhe ju nuk e keni future në material kur kemi bërë miratimin përfundimtar të rezultateve të zgjedhjev.

Mbi këtë çështje tashmë ka nisur hetimet dhe prokuroria e cila ka kërkuar informacion si nga KQZ por dhe prej Partisë Demokratike. Procedimi nisi pas akuzave të PS se selia blu ka shpenzuar një milionë dollarë me kontrata lobimi një pjesë e të cilave janë financuar prej kompanive off shore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here