Kryemadhi paralajmëron PS: Nëse merrni në dorë kryeprokurorin do përballeni me…

0
654

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një bisedim me gazetarët foli për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.

Shkak kryesor i mos zgjedhjes së kryeprokurorit, është mungesa e paraqitjes së kandidaturave nga ana e shoqërisë civile, e cila gjithashtu është në dorën e kryeministrit Rama, sipas kryetares së LSI-së.

Kryemadhi paralajmëroi Partisë Socialiste se nëse do të marrë në dorë kryeprokurorin, do të ketë kundërshtime si në forma ligjore e deri tek përballja me qytetarët.

“Opinioni publik me zor po pret reformën në drejtësi. Nëse do zgjedhim një kryeprokuror të përkohshëm, nuk e kemi në kushtetutë. Por nëse e bëjmë, sa do të rrijë ky? 2-3 muaj?

Përderisa shoqëria civile nuk e zgjedh, ky mund të rrijë me vite. Mund të vijë kryeprokurori e të thotë do mbyll dosjen e Tahirit, e dosjen e tjetrit.

S’mund ta presim shoqërinë civile, e cila kontrollohet nga Rama qoftë financiarisht e politikisht. I vetmi segment që e bllokon zgjedhjen e kryeprokurorit. Atëherë ne jemi gati të rishikojmë Kushtetutën,” tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here