“Kryeministër struc”, Vasili shpërthen ndaj Ramës: Fsheh kokën po të tjerat i ka përjashta

0
774

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Vasili e krahason Ramën me ‘strucin’ dhe thotë se fsheh kokën pas ambasadorëve për të rrëmbyer institucione.

“Kryeministër struc. Kryeministri vë BE-në dhe SHBA-në përpara për të fshehur kokën kur rrëmben institucione. Po vetëm koken fsheh, të tjerat i ka perjashtë, sheshit…”, shkruan Vasili.

Vasili fb

Ambasadorët e SHBA dhe BE kanë deklaruar se janë pro opinionit të OPDAT dhe EURALIUS për zgjedhjen e një Kryeprokurori të ri të Përkohshëm deri në krijimin e KLP-së, çka kërkon dhe kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here