Pas mbylljes procesit të aplikimeve për postin e kryeprokurorit, tashmë vjen një tjetër fazë. Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit. Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë.
Ndaj, ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Por burime për “BalkanWeb” thonë se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në këto seanca dëgjimore.
Në garën për kryeprokurorë marrin pjesë prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi, Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani si dhe Artur Selmani.