Kryeprokurori/ Seanca dëgjimore, mungon opozita

0
774

Shtatë kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm kanë paraqitur pasditen e sotme platformat e tyre, para anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Në këtë seancë dëgjimore nuk marrin pjesë deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi e cilësojnë atë antikushtetuese.

 

 

Procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm u mbyll pasditen e djeshme në orën 18:00, dhe syrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë.

Në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit, janë regjistruar: prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi; prokurorja e Shkodrës Arta Marku; si dhe prokurorët Besnik Muçi; Arqile Koça; Granit Shahu; Ermira Tafani; dhe Artur Selmani.

PROKURORI ARQILE KOCA PARAQET PLATFORMEN: PRIORITETI IM, VIJIMI I RREFORMES NË DREJTËSI
Ora 15:35- I pari që ka paraqitur kandidaturën dhe platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, është prokurori Arqile Koça. Arqile Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar shumë herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Arqile Koca
“Jam kujdesur për integritetin profesional dhe moral. Kam marrë pjesë në çështje të rëndësishme penale. Kam marrë pjesë në çështjen e Gerdecit, në atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Sa i takon pozicionit për të cilin garoj, do të thoja se është me rëndësi që të ecet përpara me zbatimin e reformës në drejtësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka rëndësi është një përmirësim i bashkëpunimit mes organit të prokurorisë, policisë, dhe gjykatave”, u shpreh Koça.

Pyetja nga deputeti Çuçi: A kemi miqësi me ndonjë politikan? Ku ka qenë hera e fundit që keni ngrenë ndonjë drekë ose darkë me ndonjë politikan? A keni patur ndërhyrje nga ndonjë politikan për të mbyllur ndonjë çështje të caktuar?
Përgjigjja e Prokurorit Koça: Për mua është me rëndësi integriteti moral dhe profesional. Principet kryesore që duhet të shoqërojnë një punonjës drejtësia është paanësia, dhe unë them që nuk kam ndonjë raport të tillë. Nuk kam ngrënë drekë me ndonjë politikan, në mënyrën sesi ju e shtroni pyetjen. Sa i takon ndonjë rasti ndërhyrje, është e vështirë, pasi ndërhyrja bëhet në forma dhe lloje të ndryshme. Në karrierën time kam patur çështje me sensitivitet të madh. Do konsideroja ndërhyrje çdo lloj publikimi, shprehje, qëndrimi publik, etj. Çdo prokuror e ndjen këtë, por nuk mund ta pranoj që ndonjë politikan më ka kapur për xhakete dhe më ka thënë bëj këtë apo atë. Ndërhyrje të drejtpërdrejtë nuk kam patur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here