Meta: Shqipëria mbështet rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

0
674

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg. Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se Shqipëria mbështet rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ai dhe misioinin e tij përballë sfidave globale.
“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale”-thuhet në njoftimin e presidentit Meta.
Aleatët e NATO-s i zgjatën mandatin Jens Stolenbergut si sekretar i përgjithshëm i aleancës perëndimore deri më 30 shtator, 2020.
“Aleatët e përgëzojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim, në përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Stoltenberg, i cili më herët ka qenë kryeministër i Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n qysh në vitin 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here