Nuk mori pjesë në mbledhje, Strazimiri lëshon deklaratë të fortë

0
1123

Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve, Gent Strazimiri ka komentuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po zhvillohet një dëgjesë me 7 kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm, ndërsa opzita nuk merr pjesë. Përmes një statusi në Facebook, Strazimiri shprehet se ajo nuk është mbledhje komisioni, por një mbledhje monopartiake.

Statusi i Gent Strazimirit:
Nuk është mbledhje Komisioni!
Nuk është madje as mbledhje e njëanshme e partive të mazhorancës!
Është një mbledhje monopartiake, që po përzgjedh kreun e një ORGANI TË PAVARUR NGA TË GJITHË, në një proçedurë haptazi jashtë-Kushtetuese e MONISTE!
Reforma në drejtësi:
– Nisi me 140 votat e të gjitha partive në Kuvend!
– Ligjet e organike I miratoi vetëm me 88 votat e partive të qeverisë!
– Emërimet po i bën vetëm me 36 votat e partisë së “Saje Qorrit”!
– Për dhënien e një “drejtësie të drejtë” s’ka më nevoje për vota… e bën VETË AI! I VETËM!
P.S. Bravo “ndërmjetësit”, “negociatorët”, “garantët”!
T’i kesh të gjithë e t’i përzesh të gjithë, me ngulm…. vetëm ju mund ta bënit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here