Qeveria “hap thesin” për ushtarakët dhe policët, ja sa do shpërblehen

0
890

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp, njoftoi se repartet e FNSH, forcat RENEA e Forcat e Armatosura do të shpërblehen financiarisht për punën e suksseshme të bërë gjatë situatës së përmbytjeve në këtë prag të Vitit të Ri.

“Prej vitit 2004, nuk është marrë asnjë vendim për t’i shpërblyer ato djem e vajza që i kanë shërbyer më së miri vendit, dhe kjo s’duhet të ndodhë më,” tha Xhaçka.

Në vijim ministrja e Mbrojtjes, tha se do të sigurohet fondi 63.3 mln lekë, si shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë që u përfshinë në emergjencën e përmbytjeve,dhe sidomos ato që ishin në vijën e parë për shpëtimin e qytetarëve

“Siguroj efektivët në uniformë, se jemi krenarë për ta dhe do bëjmë ç’është e mundur për t’i shpërbyler moralisht e financiarisht. Ky është vetëm fillimi i paketës së shpërblimeve,” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here