Rama takim me ambasadorët: Shqipëria është vend që nuk të lë të mërzitesh dhe…

0
714

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Tiranë me rastin e fundvitit. Gjatë fjalës së tij, Rama u uroi mirëseardhjen ambasadorëve të rinj të akredituar së fundmi në Tiranë, ndërsa u shpreh se Shqipëria është vend që nuk të lë të mërzitesh dhe atyre do ju mungojë pasi të mbarojnë misionin e tyre.

 

 

“Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashëm është kthyer në traditë. Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë. Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për tu larguar Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara dhe prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here