Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Problemet i dimë, s’mund të fshihemi pas gishtit

0
691

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR duhet të trajtohen me seriozitet.

I pranishëm në konferencën “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje” Bylykbashi tha se votimi elektronik është një nga çështjet prioritare për PD-në. Mes të tjerash ai tha se kjo çështje kërkon kohë dhe konsultime të gjera.

“Komisioni sapo ka nisur punën dhe duke qenë se çështja e përdorimit të teknologjive në votime, është një çështje që kërkon kohë e seriozitet. Është koha më e mirë. Kjo konferencë përkon dhe me një nga vendimet që ka dhënë ky komision, për hartimin e planit të punës; për përdorimin e teknologjive në votim, dhe votimin e emigrantëve. Ne do të na ndihmojmë që të marrim vendime kurajoze. Kjo është një zgjidhje globale që do të ndeshemi sot. Kush është në opozitë nuk kërkon që të shpëtojë zgjedhjet, por jemi para një çështje që Shqipëria do kërkoj ta zgjidh këtë çështje. Raporti i 2017e çon Shqipërinë në nivelet e 2001. Pa i bërë analizën e këtyre zgjedhjeve, ne problemet i dimë, nuk fshihemi sot pas gishtit. Kemi bërë reforma dhe në fund kemi trokitur gotat dhe më pas kemi gjetur probleme. Me vullnet mund të ecet përpara. Por problemet që ne i kemi trajtuar në lidhje me administrimin e zgjedhjeve nuk kanë ikur, por janë shtuar. Shit-blerja e votave është prioritet numër një, administrata, sa makina përdor shteti. Jemi par asnjë game shumë të madhe. Për fat të keq, nëse në vitin 2009 i futën kartat e identitetit, menduam se e zgjidhëm problemin. Por në dy zgjedhjet e fundit, kemi hasur probleme me këtë. Karta e identiteti po përdoret për të ‘prenotuar’ votën e një zgjedhësi. Karta e identitetit po kthehet në mjet për blerjen e votës. Sot votohet në emër të emigrantëve. Sot sistemi është pasiv. Në emër të personave të tjerë votojnë njerëz që nuk kanë lidhje me atë votë. Administrimi i zgjedhjeve me të gjithë problematikat që ka, vazhdon të rendohet. Nëse një familje në Manzë të Durrësit i janë ofruar 1500 euro çerek ore para mbylljes së qendrave, nuk mohohet. Jemi para problemeve të cilat s’po lënë procesin të ecin para.”, tha Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here