“Teknologjia në zgjedhje”, Bledi Çuçi: Nuk garanton besim mes palëve, problemet t’i zgjidhim bashkarisht

0
705

Bashkë-kryetari i komisionit zgjedhor, Bledi Çuçi, i pranishëm në konferencën për “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje” ku morën pjesë disa ambasadorë të huaj, tha se fajin për problemet në proceset zgjedhore e kanë pasur të dyja palët, mazhorancë e opozitë.

Ai gjithashtu shtoi se në raportet e OSBE-ODIHR, ka vërejtje në lidhje me zgjedhjet por nuk është vendosur gishti te një forcë e caktuar politike.

“Në të paktën 3 vitet e fundit, në raportet e ODIHR, duhet të ngrihet besimi mbi optikën se këto janë probleme që duhet t’i zgjidhim bashkarisht,” tha Çuçi.

Por përsa i përket teknologjisë në zgjedhje, bashkë-kryetari i komisionit zgjedhor tha se “përdorimi i teknologjisë nuk garanton besim mes palësh, përkundrazi besimi mund të bëhet që përdorimi i teknoligjisë të sjellë sukses në procesin zgjedhor”.

“Edhe këto zgjedhje kanë pasur problemet e veta, prandaj kemi ftuar prezencën e ODIHR për të monitoruar standartin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në raportet e ODIHR, ka vërejtje por nuk vendoset gishti te një forcë e caktuar politike. Ato janë probleme që i kalon përgjithësisht i gjithë zhvillimi i Shqipërisë. Duke thënë se janë probleme edhe të mazhorancës edhe të opozitës. Në të paktën 3 vitet e fundit, në raportet e ODIHR, duhet të ngrihet besimi mbi optikën se këto janë probleme që duhet t’i zgjidhim bashkarisht.

Kemi diskutuar që ende disa nga problemet, mund t’i zgjidhim në të mirë të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje. Ka vend dhe unë ndaj të njëjtin mendim ku mund ta përdorim teknologjinë, por ka dhe aspekte ku duhet të jemi të kujdesshëm nëse duhet t’i përdorim apo jo. Shpresoj që edhe ky takim të ndihmojë kolegët e mi të komisionit të reformës zgjedhore por dhe opinionin publik për të kuptuar avantazhet dhe limitet e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Përdorimi i teknologjisë nuk garanton besim mes palësh, përkundrazi besimi mund të bëhet që përdorimi i teknoligjisë të sjellë sukses në procesin zgjedhor,” u shpreh Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here