Berisha: Injorove 60 raporte të SHISH për lidhjet e policëve e Tahirit me trafikun e drogës

0
773

Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja deklaron se kryeministri Rama ka injoruar 60 raporte që SHISH i ka dërguar për lidhje të drejtueve të lartë të policisë me drogën përfshi dhe Tahirin. Jo vetëm kaq Berisha thotë se në makinën e O. S ku u gjetën 800 mijë euro ka qenë dhe Saimir Tahiri. Berisha akuzon Ramën se po kërkon të fshehë këtë skandal.

Sali Berisha: E keni shndërruar këtë parlament që po të mos ishin këto zonjat këtu unë do të thoja një fjalë të rëndë, por për nderim ndaj tyre nuk mund ta them atë fjalë, merreni me mend ju vetë. Filloni me hipokrizira vetëm për të mbuluar Tahirin. A tha ky njeri që nuk kam pasur dijeni? 

A u botuan raporte të cilat tregonin se SHIK-u e kishte informuar për 127 oficerë madhorë të policisë që merreshin me mbjelljen dhe trafikun e drogës? A tha Saimir Tahiri se unë nuk e njoh Orest Sotws? Shikoni pak videon e ditëlindjes në lokalin e kunatit sesi hedh vallen O.S si krush i parë aty? Më thuaj përse e dërgove ti Spartak Brahon të nesërmen apo të pasnesërmen e parave tek Qato, drejtori i policisë? A e dini se në makinë ka qenë Saimir Tahiri

A e dini ju që thuhet se në makinë ka qenë vetë Saimir Tahiri? Në makinë me O.S. me ka qene edhe Saimir Tahiri. A morët vesh që ka dërguar Don Agaçon për të nxjerrë në Katania dokumente të falsifikuara, a nuk e denoncuam në Paralament apo jo? Fol për këto! Po Balili të ka në grusht ty. Fol edhe për balilin nëse do.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here