Kush e përmbyti Shkodrën? Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha përplasen në seancën e sotme të Kuvendit. Berisha akuzon Ramën se po dëmton projektin e By Pass për të vjedhur para.
Edi Rama: Unë kam premtuar s’do ketë më kurrë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo vullneti i natyrës. Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën. Janë ngritur tërë shkodranët me në krye Voltana Ademit të ndalojë projektin dhe të ribëhet projekti.
(I drejtohet ish kryetarit te bashkise se Shkodres ) A je dakord që By pass i Bunës të vazhdojë të ndërtohet siaps projektit të bërë nga Saliu.
Hajde mbro projektin ose bashkohu me mua që projekti të ndryshojë. Edhe kur qeshni, qeshni me urdhër të Saliut. Lorenc hajde dil dhe mbaj qëndrim për by pass e Bunës
Edhe gjithë Shkodra mendon se duhet ndryshuar rrënjësisht projekti. E vetmja pritë që Saliu deshi ti ngrinte urën u kthye në mur për të qorruar shikimin e shkodraënve në Liqen; Nëse mbështet projektin qorr të Saliut je në lartësinë që të këroon detyra e përfaqësimit në këtë grup që mendon vetëm me sytë e mëndjen e Saliut.
Sali Berisha: Ju them ju e qytetarëve të Shkodrës.
Shkodra përjetoi tre përmbytje gjatë mandateve të qeverisë tonë. Njëra po shkonte drejt apokaliptikës. Pothuajse në gjysmën e qytetit ujrat arritën në 2 metra, lartësi dhe dije këtu O injorant se nuk u hapën digat, digat e shpëtuan Shkodrën nga apokalipsi. Se Shkodra u përmbyt nga liqeni. Po të hapeshin portat e cila është e detyrueshme, Shkodra do të merrte një gjëmë të madhe, por falë mobilizimit ët shkëlqyer të atij kryetarit të bashkisë, Shkodra nuk pati asnjë viktimë.
Për By Passin e Shkodrës u morën tre grupe ekspertësh, nga Suedia, Italia. Ishte kusht për të ndaluar përmbytjen e Shkodrës. Liqeni fryhej çdo ditë me centimetra. Më dëgjo se nuk kemi prirjen të dëgfjojmë injorancën tënde. Vetëm by pass sipas tre grupeve kryesore ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur në shkallën më të lartë përmbytjen nga liqeni, dhe nga fryrja e Bunës. Por ti erdhe e ndërpreve financimin. Ky ishte hapi i parë. By Passs i Shkodrës i cili shkon nga 40- 60 milionë euro, nuk është aspak një vepër e preferueshme. By pass u shndërrua në digë sepse ky ishte sygjerimi i tre grupeve për të mbrojtur Shkodrën.
Edi Rama: Ti ish-kryetar i bashkisë Shkodër do të dalësh të japësh një përgjigje këtu se e presin shkodranët dhe unë ja shpjegova Saliut. Saliu thotë doni të anulloni tenderin për të vjedhur, shiko çfarë llogjike. Kam thënë gjithmonë se kush të akuzon për një gjë që nuk e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose është në gjendje ta bëjë. Sali për by-passin është ankuar zyrtarisht Voltana Ademi, shoqatat në Shkodër. Unë dhe qeveria jemi vënë në lëvizje nga ankesat e tyre për dëmin katastrofik mjedisor që sjell ai projekt.
Ti vjen këtu siç e ke zakon, takova Zhakun e vogël, presidentin e kësaj dhe asaj, të gjithë të mëdhenjtë e botës erdhën dhe të takuan ty dhe të konsultuan për by-passin dhe nëse gjithë të mëdhenjtë e botës kanë dalë në atë konluzion bota paska marrë fund.
Ty gjithë të mëdhenjtë kanë ardhur dhe të kanë dhënë mend, sesi ka mundësi me mendjen e gjithë të mëdhenjve të botës e bërë Shqipërinë leckë, ose ka marrë fund bota, o ti pastaj, nuk po të them ke marrë fund se unë nuk dua të marrësh fund.Ti e the tënden, po deshe Lorenc mund të vish të thuash çfarë mendon ti se je përfaqësues i Shkodrës.Je në të drejtën tënde të bësh ekzaktësisht atë që bën Lulzim Basha, mos u përgjigj. Hajde thuaje, nuk do, nuk ka problem.
Shkodranët duan ta shohin dhe ta dëgjojnë se Saliu, Lorenci, deputetët e PD duan të ndërtojnë atë monstër atje që është dëm i pallogaritshëm në të gjitha aspektet dhe nuk i bën asgjë fryrjes së lumenjve dhe përmbytjeve, zero, nuk ka asnjë lidhje, Është projekt njësoj si projektet që keni bërë në gjithë Shqipërinë. Sali, atë urën tek rruga Qukës-Qafe Plloç të mëdhenjtë e botës ta thanë se nga një anë duhet të jenë 14 m më lart dhe nga ana tjetër 14 m më poshtë? Një urë si trampolinë për ski.
Projektet tuaja janë një nga dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi. Më thoni një projekt të hajrit në 8 vjet? Projekte arna-arna, ec përpra arno. Ta marrin vesh qytetarët e Shkodrës që në këtë rast ju mbështesni atë ndërtim monstruoz atje. Ne kemi marrë konsulentë, do bashkëpunojmë me bashkinë e Shkodrës, ishalla nuk po i thoni Voltanës tani të bëjë ndonjë deklaratë të bashkohet me Saliun, unë e kam për Shkodrën, Voltana të bëjë çfarë të dojë nuk e kam problem dhe do të bëjmë projektin.