Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, por opozita e bojkoton: Nuk jemi dekor për situata false

0
741

Kuvendi ka nisur seancën plenare të së enjtes me një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, të kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.

Por për këtë shkak, deputetët e opozitës kanë bojkotuar punimet e seancës, duke e cilësuar këtë interpelancë, false. Burime për “BalkanWeb” thonë se ata do t’i bashkohen seancës parlamentare, pas interpelancës së ministrit Peleshi.

“Nuk jemi dekor për interpelanca false. Do të jemi në Kuvend pas interpelancës. Interpelancat e shumicës janë show”, deklarojnë deputetët e opozitës.

Kujtojmë se në seancën e sotme plenare nuk do të jetë i pranishëm kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi ndodhet për një vizitë në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here