Maskat terrorizojnë familjen në Shkodër, u marrin paratë nën kërcënimin e armës dhe largohen

0
4446

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrac të Shkodrës.

4 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e A. S, për të vjedhur
Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here