Pranvera e vitit tjetër do e gjejë destinacionin më të parapëlqyer për kryeqytetasit, Parkun Kombëtar të Dajtit më një strukturë të re menaxhimi. Sot ky park menaxhohet me një plan egzistent që nga viti 2004. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vendosi të hartojë këtë plan të ri, duke qenë se që nga viti 2004 e deri më sot ky park ka pësuar një sërë ndryshimesh.
Sipas kësaj Agjencie në këtë zonë ka pasur ndërtime, ndryshime në përdorimin e tokës, mbulesën mujore, dëmtime të florës dhe faunës, zjarre, duke sjellë kështu edhe një situatë të vështirë për integritetin e parkut. Ndryshime ka pësuar edhe për sa i përket reformës territoriale tek aktorët vendorë.
Subjekti që do të hartojë këtë plan të ri menaxhimi do të këtë 12 detyra. Këto detyra nisin nga një inventar i specieve dhe pasurive natyrore tëk diskutimi i draftit të ri me palët e interesit. Kjo kontratë do të ketë kohë 4 muaj për tu egzekutuar, gjë që do të thotë se në vitin e ardhshëm Parku Kombëtar i Dajtit do këtë një plan të ri menaxhimi.
Detyrat:
1. Vlerësimi i situatës në parkun Kombëtar Mali i Dajtit bazuar në dokumentacionin aktual.
2. Identifikimi i problematikës lidhur me aspektet menaxhuese të parkut dhe propozimi i zgjidhjeve alternative bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe objektivat menaxhuese të parkut.
3. Identifikimi i cështjeve kyce që kanë të bëjnë më aspektet lihjore, administrative dhe ato të menaxhimit, faktorët dhe aktorët që influencojnë propozimet për zgjidhje.
4. Identifikimi i zgjidhjeve sociale të pranueshme dhe ekologjjikisht të mundshme.
5. Eksplorimi dhe propozimi i alternativave më të mira të menaxhimit të bazuara dhe të integruara në nevojat e ruajtjes dhe zhvillimit të parkut si dhe të komunitetit që jeton në park dhe rreth tij.
6. Hartografimi i habitateve të parkut, përshkrimi i tyre dhe plani për ruajtjen e tyre në kuadër të Planit të Menaxhimit.
7. Përcaktimi i zonave menaxhuese të parkut, aktivitetet e nevojshme për menaxhimin e tyre dhe realizimin e objektivave menaxhuese të parkut.
8. Zhvillimi i një vizioni, misiono dhe objektivi kryesor të menaxhimit për parkun.
9. Propozimi dhe paraqitja e strategjive të duhura të menaxhimit, si dhe plani i veprimit.
10. Plani i monitorimit të menaxhimit she aktiviteteve që pritet të zhvillohen në park.
11. Diskutimi dhe konsultimi i aktivoiteteve kryesore të planifikimit dhe zbatimit të planit të menaxhimit me palët e interesuara.
12. Diskutimi i draft-planit të menaxhimit ne aktorët vendimmarrës (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura, OJF, grupet e interesit etj). D.H./ newsbomb.al