Shpërblimi për pensionistët, me 15 dhjetor nis shpërndarja

0
868

Duke nisur nga dita e premte, në datën që pensionistët tërheqin pensionin do të përfitojnë edhe shpërblimin prej 3 mijë lekë. Përfituesit janë 650 mijë pensionistë dhe fondi i alokuar nga qeveria është në masën 2 mld lekë.

Shpërndarja e shërblimeve të pensionistëve për festat e fundvitit do të nisë nga data 15 dhjetor. Shuma e shpërblimit është 3000 lekë dhe do të ndahet sipas kalendarit në ditën kur do të merret pensioni.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado dhe ai i postës Laert Duraj në një konferencë të përbashkët garantuan pensionistët se e gjithë infrastruktura dhe burimet njerëzore janë gati për të nisur këtë proces.

Hado: Të gjithë qytetarët që kanë radhë të marrin pensionin do të marrin dhe shpërblimin e fundvitit. Jemi gati gati të dixhitalizuar për pagesën online që do të thotë se është reduktuar edhe koha e shërbimit të pagesës dhe besojmë se brenda orarit zyrtar do të realizohet.

Duraj: Posta shqiptare do të japë maksimumin e saj që i gjithë ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme pa krijuar readhë, probleme dhe gjëra të kësaj natyre.

Nëse për arsye të ndyshme një pensionist nuk e tërheq brenda dhjetorit pensionin e tij, ai nuk e ka humbur këtë mundësi. Shumën e shpërblimit mund ta tërheqë bashkë me pensionin përgjatë janarit.

Hado:  Ata që nuk arrijnë dot që për arsye të ndryshme ta tërheqin brenda këtyre ditëve të vitit 2017 të mos shqetësohen se do ta kenë këtë përfitim në llogarinë e tyre.

Fondi që alokoi qeveria vetëm për shpërblimet e pensionistëve është rreth 2 mld lekë, dhe përfitues janë rreth 650 mijë persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here