Tahiri nesër tek Krimet e Rënda, ish-ministri do të njihet me masën e bllokimit të pasaportës

0
966

Ish ministri i Brendshem Sajmir Tahiri do të paraqitet sërish të premten  në Gjykatën e Krimeve të Rënda  për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata, për bllokimin e pasaportes dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqiperia.

Seanca do të mbahet në orën 9.30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë.

Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të kodit të proedurës penale, ku gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhenë masa  për tia komunikuar.

Ndërkohë ish ministri do të shoqërohet edhe nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët do të dorëzojnë edhe nje kërkesë për  ndryshim të  kësaj mase sigurie.

Në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here