Të premten në Pogradec mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Rama-Zaev

0
648

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do të takohen këtë të premte në një mbledhje të përbashkët që do të mbahet në Pogradec, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Ndonëse kjo mbledhje ishte fiksuar më herët për në vjeshtë, duke ju referuar vendimeve të qeverisë së Shkupit, takimi do të zhvillohet më 15 dhjetor, në Pogradec.

Kështu, pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit.

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi, se sa gurthemeli për projekte dypalëshe.

Pak javë më parë, gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, u njoftua se do të kishte një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por data nuk ishte përcaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here