8 tradita fatsjellëse për Vitin e Ri nga bota

0
1321

Po kërkoni për një hajmali që t’ju sjellë fat për këtë Vit të Ri ? Frymëzohuni nga këto zakone, ose tradita që disa nga vendet në mbarë botën i ndjekin dhe ju premtojmë se do të keni një vit të mbarë!

Danimarkë, “Thyejnë pjatat”

Në çdo shtëpi ka disa pjata dhe enë kuzhine të cilat nuk përdoren kurrë. Në Danimarkë dinë se si t’u japin zgjidhje situatave të tilla. Tradita thotë se duhet t’i thyeni pjatat “me dashuri” në dyert e shtëpive të miqve tuaj për të larguar shpirtrat e këqij dhe të mirëprisni energjitë pozitive. Një tjetër ritual që nuk kërkon pastrim është që të hipni në pikën më të lartë të shtëpisë dhe të hidheni. Kur ora i afrohet mesnatës, tradita folklorike daneze thotë se duhet të hipni në karrige ose në tavolinë dhe duhet të hidheni. Beni kujdes të mos vriteni!

Tajlanda: “Hidhuni ujë shokëve tuaj”

Nëse rastësisht e kaloni Vitin e Ri në Tajlandë, bëni kujdes nga kovat e ujit të cilat mund të jenë duke ardhur nga të gjitha drejtimet. Ajo që ngjan si një luftë uji në një kamp veror, tradita e lidh me fatin e mirë. Hedhja e kovës së ujit ndaj dikujt shihet si një shenjë respekti dhe simbolikisht largon fatin e keq.

Afrika e Jugut: “Hidhni mobiljet nga dritarja”

Kini parasysh të ruani kokën nëse jeni në Afrikë të Jugut sepse mund t’ju bjerë ndonjë karrige kokës. Edhe pse një praktikë që nuk është e përhapur shumë në gjithë vendin, të hedhësh mobiljet e papërdorura nga dritarja i dërgon një simbol universit se keni lënë pas krahëve vështirësitë dhe keni shpresa për të ardhmen.

Skoci: “Tregohuni të kujdesshëm se kush do jetë i ftuari i parë i vitit”

Në Skoci preferojnë që i pari person që hyn në shtëpinë e tyre në 1 janar, duhet të jetë një djalë zeshkan. Është e rëndësishme që të vijë me dhurata speciale si kripë, bukë ose Wiski, në këtë mënyrë ata besojnë se shtëpia e tyre do bekohet për 12 muajt e ardhshëm.

Spanjë: “Konsumoni 12 kokrra rrushi në 12 sekonda”

Spanjollët kanë si supersticion që 12 sekondat e fundit të vitit të hanë 12 kokrra rrushi. Bëni kujdes që të mos mbyteni dhe shmangni farat!

Filipinet: “Gjeni 12 fruta të rrumbullakëta”

Traditë fatsjellëse për Vitin e Ri në Filipine kanë gjetjen e 12 frutave të ndryshme të rrumbullakëta nuk ka shumë rëndësi masa, ngjyra ose tekstura. Secila nga 12 frutat përfaqëson një muaj të caktuar.

Brazil: “Vishuni me të bardha”

Në Brazil nëse visheni me të bardha do të thotë se Viti i Ri do të jetë një vit fatsjellës. Por, është e rëndësishme të dini se cilat nga ngjyrat ka nga një kuptim të veçantë: jeshilja është për shëndetin e mirë, e verdha për paranë, e kuqja tërheq dashurinë dhe lejlaja do ju frymëzojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here