Amortizimi i hekurudhës, treni i ngarkuar me skrap në Mal të Zi del nga shinat në Ishëm

0
1725

Një tren mallrash ka dalë nga shinat në hekurudhën Shkodër-Vorë. Treni i mallrave me 20 vagonë po vinte nga Mali i zi i ngarkuar me skrap dhe udhëtonte në drejtim të Elbasanit.

Dalja e tij nga shinat ka ndodhur rreth orës 21:00 të natës së kaluar rreth 500 metra në jug të stacionit të trenit Ishëm. Shkak për daljen e trenit nga traseja është bërë amortizimi tejskajshëm i kësaj hekurudhe.

Dalja e tij nga shinat ka bllokuar gjithë lëvizjen e trenave përfshirë dhe atë të trenave të udhëtarëve.

Në vend kanë ardhur drejtues të drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave Durrës që po punojnë për futjen e trenit në shina dhe normalizimin e gjendjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here