Avokati i ish-ministrit Tahiri: Nuk ka procedim penal në Itali ndaj klientit tim

0
698

Avokati Maks Haxhia deklaroi mbrëmjen e sotme se klienti i tij, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk është në dijeni se ndaj tij ka nisur procedimi penal në Itali. Në një lidhje telefonike për ‘Opinion’ Haxhia tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për procedimin.

“Vërtetësia e dokumentit është 100 % e vërtetë. Kur ka ardhur grupi i prokurorëve nga Itali, në atë material nuk figuron emri i Tahirit si person në proces penal. E dyta; neve personalisht nuk kemi njoftim zyrtar se ndaj zotit Tahiri ka procedim penal. Avokatët e zotit Tahiri në Itali janë kontaktuar nga ish-ministri pikërisht për të ndjekur të gjithë procedurat nëse do të kishte në vazhdimësi të ecurisë së procesit penale. Ka qenë zoti Tahiri që të sqarohet dhe të jetë person për t’u investiguar nga organet kompetente italiane”, tha ai. Blendi Fevziut i bëri disa pyetje avokatit Maks Haxhia, ndërsa ky i fundit dha detaje.


Pyetje
A e pranon Tahiri se ka marre nga Habilajt sende luksi, varesë me diamante?

Kjo pyetje është dhënë në detaje nga zoti Tahiri me një kundërshtim që në fillim. Ai tha; nuk i kam kontaktuar asnjëherë këta persona që flitet në këtë proces, edhe pse i kam ne lidhje fisnore në gëzime apo hidherime nuk kam qene asnjëherë në kontakt me keta persona

Ata flasin për disa kostume të Hugo Boss, të blerë në Katania, ku Saimir Tahiri i ka pëlqyer. A ka qenë Tahiri në verën e vitit 2013 në Katania?
“Absolutisht jo. Në asnjë mënyrë. Zoti Tahiri nuk ka qenë fare në atë dyqan.

Ju jeni në dijeni të dosjes besoj…
Ne jemi në dijeni plotësisht të dosjes dhe në të gjithë materialin dhe nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte.

Këta persona thonë se kanë blerë sende të shtrenjta për Tahirin, pasi ai nuk ka pranuar para…
I di në detaje. Hetimet do të shkojnë deri në fund, për të parë se kush është i implikuar dhe kush jo. Ai ka kërkuar që të jetë pjesë e këtij hetimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here