Në një intervistë profesor Hektor Peçi, i cili ka qenë per 7 vite mjeku personal i Enver Hoxhës, flet per raportin me familjen e ish-diktatorit, me femijet, nuset dhe me Nexhmijen.

“Me Teutën nuk jam takuar ndonjëherë, por me Ilirin jam takuar normalisht kur kam pasur raste. Me Nexhmijen jam takuar disa herë, sa herë ka pasur sebepe të ndryshme. Kohët e fundit e kam takuar tek Vito Kapoja, më pyeti për fëmijët, për shëndetin. Një komunikim normal”- thote mjeku.

I pyetur per raporton me Nexhmije Hoxhen, mjeku thote se ka pasur marredhenie krejt normale.

“Nexhmija ka pasur kusuret e veta, por unë kam pasur marrëdhënie normale. Tani ka historira që s’kanë lidhje fare me familjen, por me rrethin e tyre, se nuk u kanë shkuar si duhet gjërat për të ruajtur drejtësinë. Por ato nuk krijojnë ndonjë debat dhe përpjekje ballë për ballë”- thote ai.

Ai ndalet edhe ne raportin me Sulo Gradecin, personin e besuar te Enverit. “Sulo Gradeci sakrifikoi jetën e tij për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e Enver Hoxhës. Marrëdhëniet e mia me Sulon kanë qenë të shkëlqyera. Më donte shumë dhe nuk i erdhi mirë që unë ika nga Enver Hoxha. Në fakt asnjërit nuk i erdhi mirë që unë ika”- tregon mjeku Hektor Peçi. Afrim Imaj

LEAVE A REPLY