Komisioni i ligjeve nis vlerësimin e kandidatëve për Kryeprokuror, ILDKP sjell dosjet

0
659

Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura ku do të bëhet konsultimi për vlerësimin e kritereve për shtatë kandidatët që kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm.

Por ashtu si në seancën ku u dëgjuan të gjithë prokurorët që garojnë për Kryeprokuror, opozita nuk ka marrë pjesë. Mbledhja e komisionit të ligjeve është ndërprerë për disa minuta pasi ILDKP ka sjellë dosjet për çdo kandidat.

Kreu i Komisionit Ulsi Manja ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dosjet e ILDKP për çdo kandidat. Mbledhja pritet të rinisë në orën 12:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here