Pas debateve që zgjatën mbi 8 orë, Kuvendi miratoi aktin normativ të buxhetit 2017 me 76 vota.
Po ashtu është miratuar me 105 vota pro marrëveshja ndërkombëtare për vajon e ullirit.
Me 105 vota pro është miratuar edhe pr/ligji për ratifikimin e dokumentave të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare.
Ndërkohë u shty votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet të hënën në orën 10:00.