Pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se në vitin 2015, kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI është lidhur një kontratë më kompanitë e Klemnet Balilit vjen edhe reagimi i ministrit te asaj kohe, Edmond Panariti.
“Unë s’merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies së tokave janë plotësisht në përputhje me ligjin, të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi.
Dua vetëm të kujtoj se kontrata e qiradhënies që u tund sot publikisht në parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhëti, besoj se nuk ka tradhëti me të madhe se të pengosh me votë bllokuese, prokurorinë në kërkesën e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar për trafiqe,” tha Panariti