Pensionistet marrin shperblimin e fundvitit: Veshtire e kemi!

0
1115

ISSH ka nisur prej kësaj të premte ndarjen e shpërblimeve të fundit të vitit për pensionistët.

Në të gjitha pikat e Postës përfituesit kanë tërhequr shumën prej tre mijë lekësh të dhënë nga qeveria shqiptare.

Pensionistet shprehen të pakënaqur me shumën, teksa zgjedhin ironinë për të reaguar.

PensionistëÇfarë do bësh me 30 mijë lekë? Gjysmë pule.
Çfarë t’i bëjmë qeverisë! Drejt me thënë pak është. Populli nuk lëviz.

Të moshuarit  ankohen për  nivelet e pensioneve por falënderojnë fëmijët për mbështetjen financiare që I japin për të përballuar jetesën

PensionistëVështirë e kemi.
-Shumë vështirë. 37 vite punë 150 mijë lekë marrë. Më ndihmon vajza. 

Nga shpërblimet do të përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë.

Krahasuar me një vit më parë shpërblimet prekin gjysmën e shumës, kur të gjithë pensionistët u shpërblyen me 6 mijë lekë për festat e fundvitit.

Tërheqja e Shpërblimeve do të vazhdojë sipas datave që merret pensioni mujor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here