Punimet krijojne terren per aksidente, Tek Harku i Berdices eshte e nevojshme prania 24 ore te policise rrugore

0
1529

 

Drejtuesit e mjeteve duhet te bejne kujdes, pasi jo vetem ne ditet me shi, rreziku per aksidente eshte i madh ! Se paku ne gjatesine 500 metra ne segmentin nga Harku i Berdices, punimet qe kryhen per zgjerimin e rruges kane krijuar nje situate tejet te renduar ne qarkullimin e automjeteve. Eshte detyruar devijimi i rruges per shkak te punimeve qe kryhen ne  ndertimin e veprave te artit, nderkohe qe edhe prania e ujerave eshte e larte, gje qe veshtireson orientimin e drejtuesve te mjeteve, jo vetem gjate nates por edhe diten.

Kjo eshte pika kryesore hyrëse – dalse nga rruga e Velipojes, me nje trafik mjaft te dendur, ne ane te ciles kanali 2 meter gjere dhe 2 metra thellese eshte i mbushur me uje, dhe nuk ka asnjë nyje shkarkimi. Me vazhdimin e reshjeve e sigurte eshte qe uji do te mbuloje rrugen dhe te humbe çdo mundesi orientimi per drejtuesit e mjeteve…………

Eshte pikërisht kjo situate kaotike, e cila do te zgjase per disa kohe, per shkak te volumit te madh te punimeve qe duhet te kryhen, qe e ben te nevojshme ne kete pike pranine 24 ore pa ndërprerje te shërbimit te policise rrugore. Kjo me qellim qe te parandalohen aksidentet e mundshme te favorizuara nga punimet qe behen  ne te njejten kohe qe vazhdon edhe lëvizja e automjeteve. Fakti qe nuk eshte shenuar aksident deri tani ne kete segment, nuk eshte aspak siguri se s’do te ndodhin as ne te ardhmen, kur kantieri i punimeve ketu sa vjen e rritet !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here