Friday, April 19, 2024
Home Politikë Qeveria si cirk shëtitës! Kllounët e saj argëtojnë njëri-tjetrin!…- Nga Luan Rama

Qeveria si cirk shëtitës! Kllounët e saj argëtojnë njëri-tjetrin!…- Nga Luan Rama

0
640

Mbledhje në Korçë, e më pas nē Dibër. Pastaj në Shkodër e sot në Pogradec. Qeveria si cirk shëtitës! Vetëm me një ndryshim; kllounët e saj, ndryshe prej atyre të cirkut që argetojnë fëmijët, argëtojnë vetëm njëri-tjetrin!

Ndërkohë EUROSTAT (zyra e statistikave të Bashkimit Europian) nxjerr zbuluar gjithë retorikën, mashtrimin dhe hipokrizinë kryeministrore të tepsixhiut tonë të përparimit: Shqipëria i vetmi vend në Ballkan me rënie në të ardhurat për frymë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian!

Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në vitin 2014. Ndërkohë që Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Ndërsa Serbia ka arritur në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane. E parafundit renditet Bosnja, me tre pikë për qind më shumë se Shqipëria!

Të gjithë vendet e rajonit i kanë përmirësuar treguesin e të ardhurave për frymë, vetëm Shqipëria i ka përkeqësuar!

Gjithnjë sipas EUROSTAT, përveç të ardhurave për frymë të popullsisë, në Shqipëri ka rënë edhe treguesi i Konsumit Aktual Individual që është tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë. Ky tregues në Shqipëri është më i ulët jo vetëm ndër vendet e BE-së, por edhe na rajon. Në vitin 2015 ishte sa 28 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa në vitin 2016 sa 27 për qind, duke pësuar rënie me një pikë përqindje.

Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). Më pas renditet Serbia, që e ka sa 47 për qind e mesatares europiane.

Shqipëria e fundit në Ballkan dhe me tregues që vijnë në rënie, ndërsa qeveria flet për rritje! Tallje e fyerje më të madhe nuk mund të ketë! Ndërsa popullit nuk i mbetet tjetër, po të këndojë këngën:
Lum ne për qeverinë,

Se e kemi plot tepsinë,

Me timonierin në ballë,

Për drogë ne vend të parë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here