Rama jep lajmin e mirë: Investimi ku do punësohen 120 persona me pagë 650 dollarë

0
1820

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë, ndërsa ka publikuar disa pamje nga furra e Uzinës së Ferrokromit në Burrel.

Sipas kryeministrit me investimin prej 9 milionë eurosh në këtë uzinë do rritet kapaciteti i kromit në vend dhe do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me pagë mesatare 650 dollarë.

Statusi i plotë i Ramës: 
MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here