Rama me ministrin francez: Rruga e azilkërkuesve, rrugë e paligjshme dhe pa krye

0
697

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Rama falënderoi Francën për mbështetjen, ndërsa tha se deri në fund të këtij mandati policia e Shtetit do ketë të njëjtin standard si policitë e vendeve të BE. Sa i përket azilkërkuesve shqiptare, Rama u shpreh se ajo është një rrugë e paligjshme dhe pa krye.

“Duhet të thellojmë bashkëpunimin me Francën në fushën e rendit dhe sigurisë. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vijueshme që Franca i ka ofruar Shqipërisë në disa sektorë të rëndësishëm. Bashkëpunim për të frenuar migracionin e paligjshëm. E informova ministrin për rezultatet e Shqipërisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe me pritshmërinë që në 6 mujorin e ardhshëm Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ministri është njohur edhe me procesin e vettingut dhe operacionin ‘forca e ligjit’.

Kemi shpallur ambicien tonë që në fund të këtej mandati policia e shtetit të jetë një polici e standardeve të BE dhe të hyjë në mesataren e policive të BE. Rruga e azilit përben rrugën e paligjshme dhe pa krye, pasi siç thonë të kthyerit ka një kosto të madhe”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here