Sunday, January 26, 2025
Home Kronika RAPORT 1990-2017-Vit pas viti, ja sa shqiptarë janë ekzekutuar çdo vit

RAPORT 1990-2017-Vit pas viti, ja sa shqiptarë janë ekzekutuar çdo vit

0
1450

2017 vit i trazuar për policinë, por shënohet  numri më i ulët i vrasjeve në këto 27 vjet Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990.

Që nga 1 janari deri më sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë teritorin e vendit. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje. Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.

Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.

Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind. Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.

VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI 

VITI 1990/129 të vrarë

VITI 1991/205 të vrarë

VITI 1992/251 të vrarë

VITI 1993/268 të vrarë

VITI 1994/265 të vrarë

VITI 1995/210 të vrarë

VITI 1996/248 të vrarë

VITI 1997/1542 të vrarë

VITI 1998/573 të vrarë

VITI 1999/496 të vrarë

VITI 2000/275 të vrarë

VITI 2001/208 të vrarë

VITI 2002/179 të vrarë

VITI 2003/144 të vrarë

VITI 2004/119 të vrarë

VITI 2005/131 të vrarë

VITI 2006/87 të vrarë

VITI 2007/103 të vrarë

VITI 2008/88 të vrarë

VITI 2009/82 të vrarë

VITI 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/126 të vrarë

VITI 2013/107 të vrarë

VITI 2014/98 të vrarë

VITI 2015/54 të vrarë

VITI 2016/71 të vrarë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here