Rritja ekonomike në 2018, Kombet e Bashkuara njëlloj si BB: Jo më shumë se 3.8%

0
850

Kombet e Bashkuara parashikojnë që ekonomia shqiptare të rritet me 3.8 për qind për vitin 2017. Ky parashikim është pak a shumë të në të njëjtën linjë me ato të bëra nga institucionet ndërkombëtar, si Banka Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në raportin e muajit tetor. Konkretisht Banka Botërore, parashikon që rritja e GDP-së të jetë 3.8% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar më pas në 3.6% në vitin 2018 dhe 3.5% në vitin 2019 kurse FMN në raportin e tetorit uli me 0.4 pikë përqindje parashikimin për zgjerimin ekonomik të vendit vitin e ardhshëm, nga 4.1% në 3.7%.

Gjithsesi Kombet e Bashkuara janë treguar më optimiste sesa Banka Botërore sa i përket rritjes së pritshme në dy vitet e ardhshme. Referuar të dhënave të siguruara nga departamenti i statistikës pranë këtij institucioni pritet që viti i ardhshëm të ketë një rritje prej 3.8 për qind kurse në vitin 2019 pritshmëria është për një rritje 3.7%.

Në raport me atë që pret qeveria për vitin 2017 duket se të gjithë janë afër me parashikimin kurse diferenca më të dukshme duken tek pritshmëria për 2018. Qeveria parashikon që vitin tjetër rritja ekonomike të kapë nivelin 4.1 për qind e nxitur kjo edhe nga mbështetja që pritet të jepet përmes investimeve madhore në infrastrukturë, pjesë e projektit “One Billion” për të cilin është se do të materializohet në këtë mandat.

Në komentet e tjera të përfshira në raport thuhet se “në vendet me monedha feksibël politikat e normave të interesit mbeten në një nivel rekord të ulët si në Shqipëri falë edhe trendëve më të hershme disinflacioniste dhe politikës monetare lehtësuese të Bankës Qëndrore Europiane.

“Konusmi privat po luan një rol në rritje veçanërisht në Shqipëri ku punësimi dhe pagat janë rritur” thuhet në raport. Po kështu vlerësohet se ka një tendencë pozitive në përpjekjet për uljen e borxhit në dy prej ekonomive ku pesha është dukshëm e madhe siç janë Serbia dhe Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here