Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve, shoqërohet nga avokati i tij

0
942

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 09:30 për t’u njohur më masën shtrënguese që ka marrë gjykata ndaj tij, siç është ajo e bllokimit të pasaportës dhe ndalimi për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Thirrja e Tahirit është bërë në bazë të procedurës së kodit penal, ku personi ndaj të cilit është marra masa thirret brenda 5 ditësh për tja komunikuar masën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ish ministri është thirrur për të dëshmuar nga gjyqtarja Liliana Baku dhe shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria. Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumenteve janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria.

Kjo masë u mor nga Krimet e Rënda me kërkesë të prokurorisë, pas analizimit të dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh që mbërriti nga Italia.

Në këtë dosje Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët, lakojnë emrin e ish-ministrit, i cili nga përgjimet rezulton se ka përfituar dhurata të majme nga grupi kriminal.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga analizimi i provave dhe fakteve, rezulton se Saimir Tahiri në kohën kur ushtronte funksionin e ministrit të Brendshëm, ka përkrahur Moisi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit, në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit të narkotikëve.

tahiri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here