Thursday, January 23, 2025
Home Aktualitet Veç aflatoksinës në qumështin vendas, zbulohet dhe një rast i mishit me...

Veç aflatoksinës në qumështin vendas, zbulohet dhe një rast i mishit me salmonelë

0
1053

Një studim i kryer nga ALBANIAN FOOD INDUSTRY, duke iu referuar rezultateve të analizave ngre alarmin se qumështi ka përmbajtje aflatokëse.  Analizat në këtë rast i referohen dy produkteve vendase. Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kërkoi nga autoritet marrjen e masave dhe bllokimin e subjekteve që tregojnë qumësht me aflatoksinë; kancerogjen për shëndetin e qytetarëve.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti iu drejtua studimit të Albania Food Industri, kur ngre shqetësimin se qumështi vendas ka rezultuar me aflatoksinë; një ndër përgjegjësit kryesor për shkaktimin e sëmundjeve kancerogjene.

Sipas studimit, gjetjet janë bazuar kryesisht në kryerjen dhe interpretimin e analizave laboratorike për 5 kategori produktesh ushqimore: mish  qumësht e nënprodukte të tij (7 produkte të analizuara), si dhe vaji (5 produkte të analizuara). Nga rezultatet e analizave të kategorive të mësipërme rezultuan probleme për një pjesë të këtyre produkteve, ku evidentohen në veçanti: mishi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 2 raste), salmonelë (në një rast) dhe prezencë ngjyruesi (në 4 raste); qumështi dhe nënproduktet e tij – ngarkesë e lartë mikrobiale (në 1 produkt), aflatoksinë (në 2 produkte).

Ish ministri i Bujqësisë, Panariti u kërkoi institucioneve të marrin masa duke parandaluar situatatën, duke publikuar emrat e subjekteve që kanë në përmbajtejen e tyre aflatoksinë.

Por kjo të mos përfundojë si një çështje konkurrence mes biznesve, rast i ngjashëm me vitin 2012, Panariti kërkoi kryerjen e analizave ose vërtetimin e analizave të kryera nga studimi në fjalë.

Përveç afaltoksinës studimi tregon se edhe mishi ka dalë me ngarkesë të lartë mikrobiale, dhe salmonel në 1 rast. Të dhënat në fjalë janë një alarm i madh për konsumatorët për imapktin direkt që kanë në shëndetin e tyre.

Ndaj në një rast të tillë, i takon autoritetit ushqimor kombëtar, ministrisë së Bujqësisë të kryejë verifikimet e mostrave në fjalë dhe të marrë masat ndaj subjekteve që tregëtojnë produkte të tilla të dëmshme për jetën e qytetarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here