ZBARDHET EKSPERTIZA E MJEKËSISË LIGJORE, RAPORTI ZYRTAR PËR VDEKJEN E ADELAJDËS

0
2543

Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekjan e gazetares Adelajda Xhumani mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve shkak i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër. Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën e barkusheve . Sipas mjekëve kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës së 31-vjeçares.

Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundje ka sjellë infarct kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit.

Nga ana tjetër ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, shkruan panorama, ndërsa për faktin se ajo nuk ishte diagnostikuar më parë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. pra, në këtë rast shkaqet e sëmundjes janë pothuajse të pamundura për tu përcaktuar me saktësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here