Zv.kryeministrja Mesi në Paris, takime me dy zyrtarë të lartë: Franca mbështetje për integrimin

0
869

Pas pjesëmarrjes në Ministerialin e SIGMA-s organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në lidhje me mirëqeverisjen publike dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi ka zhvilluar gjithashtu në Paris takime të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit francez.

Ajo është takuar me Sabine Thillaye, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe Christophe Castaner, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Mesi France (2)
Gjatë 2 takimeve, pala franceze ka siguruar mbështetjen e saj në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Me Thillaye, Zv/Kryeministrja Mesi ka diskutuar për shkëmbimin e praktikave të ndryshme midis vendeve tona. Zyrtarja franceze ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për organizimin e takimeve të përbashkëta në të ardhmen për të njohur më tej kulturën dhe traditat shqiptare.

Ndërsa me Christophe Castaner, ministrja Mesi ka biseduar rreth bashkëpunimit parlamentar në të ardhmen dhe thellimit të tij të mëtejshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here