Monday, January 20, 2025
Home Aktualitet “15 ditë” e skualifikuan nga gara për kryeprokuror, Besnik Muçi kërkon sqarime

“15 ditë” e skualifikuan nga gara për kryeprokuror, Besnik Muçi kërkon sqarime

0
1057

Prokurori Besnik Muçi ka reaguar pas skualifikimit nga gara për postin e kreut të Përkohshëm të akuzës nga Komisioni i Ligjeve, me arsyen se nuk plotësonte kushtin për 15 vite punë si prokuror. Në një dalje për media, Muçi deklaroi se i mungojnë vetëm 15 ditë për të mbushur 15 vite si prokuror.

MuçiUnë sot plotësoj 15 vite, 14 vite e 11 muaj e 15 vite si prokurori dhe 1 vit e tre muaj si jurist, oficer i Policisë Gjyqësore, drejtor i drejtorisë kundër krimit ekonomik financiar në Ministrinë e Brendshme. Unë i plotësoj kushtet e një juristi të spikatur me përvojë 15 vite punë si jurist, prokuror, dhe oficer i policisë gjyqësore.

Muçi tha se ai plotëson kushtet e një juristi të spikatur. Ndërkohë që u kërkoj nga dy anëtarët komisionit të ligjeve Vasilika Hysit dhe Adnor Shameti ta sqarojnë se ku e gjetën kushtin e 15 viteve prokuror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here